Bota

Kriza politike në Malin e Zi, Abazoviç: Gjukanoviç nuk ka kompetenca të shpërndajë parlamentin

Abazoviç në konferencën për media në Qeveri ka thënë se i ka lexuar spekulimet mediatike për shpërndarjen e Kuvendit, por se nuk e di se cilat do të jenë lëvizjet e Gjukanoviçit.

20 Dhjetor 2022, 14:44 Nga d.a.
Kriza politike në Malin e Zi, Abazoviç: Gjukanoviç nuk ka
Abazovic dhe Gjukanovic

MAL I ZI- Kryeministri me mandat teknik i Mlait të Zi dhe lider i Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviç tha sot se mendon se presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç aktualisht nuk ka mundësi që ta shpërndajë Kuvendin sipas Kushtetutës.

Sipas Vijesti, Ai në konferencën për media në Qeveri ka thënë se i ka lexuar spekulimet mediatike për shpërndarjen e Kuvendit, por se nuk e di se cilat do të jenë lëvizjet e Gjukanoviçit.

“Personalisht, mendoj se Kushtetuta është shumë e qartë dhe se ai (Gjukanoviç) nuk e ka këtë mundësi sipas Kushtetutës. Ai do ta kishte atë mundësi sikur t'ia jepte mandatin Miodrag Lekiçit në shtator dhe 90 ditët (për formimin e qeverisë) kishin skaduar, duke qenë se nuk ka dhënë mandat, nuk e di se për çfarë do të referohet”, tha Abazoviç.

Abazoviç tha se në teorinë juridike dhe në filozofinë juridike dekreti ka edhe “karakter ceremonial”, se presidenti me të shpall ligje, por se kjo nuk do të thotë se ai i shkruan dhe i miraton.

“Përkundrazi kalohen nga Kuvendi dhe pastaj i nënshkruan dhe më pas i vë në përdorim duke i nënshkruar. Nëse do të kishte mundur të nxirrte një dekret (për të shpërndarë parlamentin), ndoshta do ta kishte zbatuar atë dekret në shtator kur ai vendosi të mos jepte mandat, do të ishte një moment logjik, ai vendosi të mos jepte një mandat dhe pastaj të lëshojë një dekret dhe të thotë - "Shihemi pas dy ose tre muajsh në disa zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare". Në këtë mënyrë, është mundet qe ai te shkel ligjin.Personalisht mendoj se nuk eshte mire,por po le te presim.Nuk eshte as e drejte te komentosh dicka qe nuk ka ndodhur.po them vetem hipotetikisht-ne gjykimin tim modest Kushtetuten është shumë e qartë dhe kjo mundësi nuk ekziston në këtë situatë”, tha kryeministri.

Disa avokatë besojnë se afati 90-ditor për formimin e qeverisë ka skaduar dje dhe se kreu i shtetit ka të drejtën kushtetuese të shpërndajë parlamentin dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Ata besojnë se koha për konstituimin e pushtetit ekzekutiv po mbaronte, edhe pse mandati nuk u propozua deri më 19 shtator, kur kishte një afat për të. Sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet me dekret të Presidentit, i cili shpall zgjedhjet ditën e parë pas shpërndarjes.

kriza politike ne malin e zi dritan abazoviç milo gjukanoviç

Sondazh

Poll