Sport

"Ky fëmijë është joreal"/ Motra e Cristiano Ronaldos komenton finalen por injoron Messin, vlerësime për Mbappe: E pret një e ardhme e shkëlqyer

Motra e Cristiano Ronaldos nuk e ka përmendur Messin, ndërsa ajo veçoi Kylian Mbappe duke dhënë vlerësime për francezin që u shfaq edhe në imazhin që ajo ndau.

20 Dhjetor 2022, 07:34 Nga a.l
"Ky fëmijë është joreal"/ Motra e Cristiano
Ronaldo dhe Messi

KATAR- Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos përfshihet gjithmonë në diskutime të ndeshjeve të mëdha që përfshijnë sulmuesin portugez apo rivalët e tij. Edhe pse shumica e tifozëve të numrit 7 nuk donin që Lionel Messi dhe Argjentina të fitonin finalen kundër Francës të dielën, ajo e pa lojën dhe shijoi barazimin e jashtëzakonshëm 3-3, që pa ekipin e Amerikës së Jugut të triumfonte më pas 4- 2 në penallti.

"Kjo ishte Kupa e Botës më e keqe ndonjëherë... por për fat na dha një finale të mrekullueshme," ishte këndvështrimi i Katia Aveiro për ndeshjen, sipas një Story në Instagram që ajo postoi.

"Çfarë ndeshje. Urime Argjentinës."

Motra e Cristiano Ronaldos nuk e ka përmendur Messin, ndërsa ajo veçoi Kylian Mbappe duke dhënë vlerësime për francezin që u shfaq edhe në imazhin që ajo ndau.

"Ky fëmijë është joreal. Një e ardhme kaq e shkëlqyer ju pret. E pabesueshme.' tha ajo për Mbappe.

"Ky fëmijë është joreal"/ Motra e Cristiano
postimi

Amerikanët e Jugut mundën kampionët në fuqi me penallti pas një finale emocionuese, e shënuar nga dy golat e Messit dhe një trigolësh nga Mbappé./ Dosja.al

cristiano ronaldo katia aveiro

Sondazh

Poll