Sport

Disa lojtarë të kombëtares ‘Blu’, viktima të komenteve raciste në rrjetet sociale...

Aurélien Tchouaméni, Kingsley Coman, Randal Kolo Muani dhe Hugo Lloris ishin objektivi i ofendimeve raciste pas humbjes në finale kundër Argjentinës (3-3, 4-2 me penallti).

20 Dhjetor 2022, 07:24 Nga DOSJA
Disa lojtarë të kombëtares ‘Blu’, viktima të

FRANCE - Pas humbjes në finalen e Kupës së Botës (3-3, 4-2 me penallti), katër lojtarë të ‘Bluve’ u bënë viktima të fyerjeve raciste në rrjetet sociale. I synuar, pasi u pengua në këmbën e majtë të Emiliano Martinez në minutën e 120-të, ishte Randal Kolo Muani, i cili duhej të çaktivizonte komentet e tij në Instagram për shkak të komenteve raciste ndaj tij, ashtu si edhe Aurélien Tchouaméni, i cili humbi goditjen e tij të penalltisë. Nga ana e tij, Hugo Lloris ishte gjithashtu në shënjestër, i cili nuk mundi të priste asnjë nga penalltitë argjentinase.

Kingsley Coman, gjithashtu ishte viktimë e ofendimeve raciste, pasi penalltia e tij u priu nga portieri argjentinas Emiliano Martinez, ndonëse mori mbështetjen e klubit të tij, Bayern Munich. “Bayerni dënon ashpër komentet raciste të bëra kundër Kingsley Coman. Familja Bayern është pas teje, Kingsley. Racizmi nuk ka vend në sport apo në shoqërinë tonë”,- shkruan klubi bavarez.

Në Euro 2021, ishte sulmuesi i Bluve, Kylian Mbappé, i cili u vu në shënjestër të ofendimeve raciste pas penalltisë së tij të humbur, e cila çoi në eliminimin e ‘Bluve’ kundër Zvicrës në raundin e 16-të (3 -3, 4-5 me penallti). Këtë herë kanë qenë disa tifozë argjentinas që kanë vënë në shënjestër lojtarin, i cili shënoi ‘hat-trick’ të dielën, me ofendime raciste në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll