Sport

Ai profetizon në vitin 2015, se Leo Messi do të fitonte Kupën e Botës më 18 dhjetor 2022, por gaboi në një gjë pak të rëndësishme…

19 Dhjetor 2022, 19:13 Nga DOSJA

Ai profetizon në vitin 2015, se Leo Messi do të fitonte Kupën e

ARGJENTINE - "18 dhjetor 2022. Leo Messi, 34 vjeç, do të fitojë Kupën e Botës dhe do të bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Konsultohuni me mua përsëri pas shtatë vitesh."

Ai profetizon në vitin 2015, se Leo Messi do të fitonte Kupën e

Ky mesazh i shkruar nga ‘tweeter’-i argjentinas José Miguel Polanco (@josepolanco10) më 20 mars 2015, është bërë sensacion në rrjetet sociale.

Gjëja kurioze në këtë ‘tweet’ është se Polanco kishte të drejtë në gjithçka, përveç një gjëje, më e thjeshta dhe më e parëndësishme, ka gabuar te mosha. Messi e fitoi Kupën e Botës në moshën 35-vjeçare dhe jo në moshën 34-vjeçare.

José Miguel Polanco, i cili udhëtoi në Katar për të brohoritur Argjentinën në finalen kundër Francës. Në fund të ndeshjes, në të cilën Argjentina mundi Francën me penallti, profeti i Twitter-it u kujtoi ndjekësve të tij se parashikimi i tij "u realizua. Unë ju ndoqa në të gjithë botën dhe më në fund arritëm të shijonim lavdinë e përjetshme. Jo, ju jeni një dashuri, ti je dashuria e jetës sime. Unë jam djali më i lumtur në botë, si dhe 45 milionë argjentinasit që e kanë ëndërruar këtë ditë. Dhe kemi arsye."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll