Sport

Iniesta vlerëson suksesin e ish-shokun e tij: “Leo ka pasur një Botëror spektakolar dhe qershia mbi tortë ishte e pabesueshme”...

Mesfushori, në ditët e pushimit, ka vizituar Barcelonën, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-shokun e tij të skuadrës

19 Dhjetor 2022, 18:24 Nga DOSJA
Iniesta vlerëson suksesin e ish-shokun e tij: “Leo ka pasur një
Xavi përshëndet Iniestën në ambientet e Barcelonës

SPANJE - Andrés Iniesta ka vizituar skuadrën e Barcelonës këtë të hënë. Mesfushori, përveç kësaj, ka shfrytëzuar rastin të shprehet në mediat zyrtare të Barcelonës për disa çështje aktuale që lidhen, mbi të gjitha, me Botërorin e fituar nga Argjentina të dielën.

Prania juaj këtu? “Kam disa ditë pushime, mendova t’i kaloj këtu në Barcelonë”.

Messi? "Finalja e djeshme mendoj se ishte diçka spektakolare dhe që ai pati mundësinë tani, në fund, të ngrinte Kupën e Botës është e pashpjegueshme. Jam i sigurt se ai ndjen lumturi maksimale".

Letra juaj? "Leo ka bërë gjithçka që është e mundur për t’u arritur. Ai ka pasur një Kupë Bote spektakolare dhe qershia mbi tortë ishte e pabesueshme."

Barcelona? Gjithçka që është e mundur të vazhdojë dhe me shpresën që të shkojë më mire. Këtë sezon titujt që janë në lojë, kjo është e vetmja gjë që dëshiroj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll