Sport

Gazetari i famshëm britanik, mbështetës i Ronaldos: "Francezët u helmuan"...

Kur rezultati ishte 2-0 në dëm të Francës, Morgan – i cili njihet si një tifoz dhe mik i Cristiano Ronaldos – kishte bërë një deklaratë në Twitter ku deklaronte këtë gjë, por menjëherë u sulmua nga ndjekësit e tij.

19 Dhjetor 2022, 15:59 Nga DOSJA
Gazetari i famshëm britanik, mbështetës i Ronaldos:
Lionel Messi dhe Piers Morgan

ANGLI- Janë bërë kritika të shumta kundrejt sugjerimit të Piers Morgan se lojtarët e Francës ishin helmuar qëllimisht para humbjes së tyre nga Argjentina në finale të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’. Albicelestët fituan kundrejt Les Bleus pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt (2-2) dhe vazhdimet (3-3) ishin mbyllur me rezultat të barabartë.

Kur rezultati ishte 2-0 në dëm të Francës, Morgan – i cili njihet si një tifoz dhe mik i Cristiano Ronaldos – kishte bërë një deklaratë në Twitter.

“Nuk ishte një virus, skuadra franceze është helmuar qëllimisht”, kishte shkruar gazetari dhe moderatori i njohur anglez duke iu referuar paraqitjes së dobët të lojtarëve të Francës në atë periudhë të lojës.

Gazetari i famshëm britanik, mbështetës i Ronaldos:

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke e quajtur të turpshme deklaratën e tij, të cilën e kanë lidhur me dëshirën e që Messi të mos e fitonte Kupën e Botës, për shkak të raporteve që ka me Ronaldon. Shumë prej tifozëve kanë publikuar fotografi të CR7 duke qarë teksa e ngacmonin Morganin: Kështu mendojnë tifozët tipikë të Ronaldos, iluzion.

B.T (Dosja.al)

piers morgan lionel messi

Sondazh

Poll