Sport

Klipi më i shikuar në Twitter! Macron ngushëllon Mbappen, futbollisti do t'i iki, por presidenti nuk e lë!

I gjithë interneti po shpërndan një video të Macron duke ngushëlluar Mbappe pas humbjes ndaj Argjentinës që fitoi Kupën e Botës.

19 Dhjetor 2022, 16:18 Nga k.m.
Klipi më i shikuar në Twitter! Macron ngushëllon Mbappen,
Emmanuel Macron dhe Mbappe

KATAR- Presidenti francez Emmanuel Macron brohoriti mbrëmë nga vendi i VIP-ave për kombëtaren e tij dhe pas disfatës vrapoi në fushë për të mbështetur dhe ngushëlluar lojtarët... I gjithë interneti po shpërndan një video të Macron duke ngushëlluar Mbappe pas humbjes ndaj Argjentinës që fitoi Kupën e Botës.

Në video shihet se presidenti francez i zgjat dorën Mbappes për ta hequr nga fusha dhe i jep fjalë inkurajimi, ndërsa futbollisti vazhdon të përpiqet t'i largohet, por me sa duket pa sukses. Macron përsëri u përpoq të ngushëllonte sulmuesin e ri gjatë ceremonisë së medaljes, duke e mbajtur në krahë për një kohë të gjatë.

"Është e pabesueshme ajo që bëri Mbappe, por edhe e gjithë skuadra. Ai është një lojtar i madh, por është i ri. I thashë se është vetëm 23 vjeç, ai është golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës, ai luajti në finale. Isha i trishtuar por i thashë se na bëri krenarë dhe në fund e humbëm ndeshjen, edhe pse ishim aq afër. Por kështu është në sport", tha Macron për RMC Sport.

Për të gjithë ju që nuk e keni parë, hidhni një sy videos...

emmanuel macron mbappe kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll