Sport

Jordan Ozuna, i dedikon një mesazh të ngrohtë Benzemas për ditëlindjen e tij...

Modelja amerikane e ka uruar futbollistin e Real Madridit përmes rrjeteve sociale

19 Dhjetor 2022, 17:46 Nga DOSJA

Jordan Ozuna, i dedikon një mesazh të ngrohtë Benzemas për

SPANJE - Këto janë ditë emocionuese për Karim Benzeman. Sulmuesi i Real Madrid ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja franceze dhe divorci me trajnerin Deschamps, duket i pakapërcyeshëm sipas mediave franceze. "Bëra përpjekjet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Kam shkruar historinë time dhe e jona ka mbaruar tani", tha ai në rrjetet sociale.

Lajmi vjen në një ditë emocionesh të forta për dy arsye: humbjen e Francës në një finale dramatike të Kupës së Botës në Katar dhe, për më tepër, në ditën e ditëlindjes së tij të 35-të. 

E dashura e tij, modelja amerikane Jordan Ozuna, ka dashur ta urojë futbollistin në këtë ditë të veçantë dhe i ka dërguar një mesazh përmes llogarisë personale në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime dhe miku im më i mirë”,- ka shkruar ajo, tekst që është shoqëruar me një zemër dhe tre fotografi, në të cilat çifti është duke buzëqeshur. Vetë lojtari i Real Madridit i është përgjigjur publikimit me emoticon zemre, duke falenderuar publikisht partneren e tij për detajet.

Jordan Ozuna, i dedikon një mesazh të ngrohtë Benzemas për

Në vetëm dy orë mesazhi i Jordan Ozuna ka mbledhur më shumë se 50 mijë pëlqime.  Ndjekësit e tij janë gëzuar shumë për momentin e mirë që po kalon çifti, pavarësisht se sot nuk është një ditë veçanërisht e këndshme për Benzemën.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll