Sport

Ditëlindja më "e hidhur", Benzema i jep lamtumirën kombëtares franceze

Një ditëlindje që mund të festohej në një mënyrë tjetër, por që gjithsesi u bë solemne me një njoftim vërtet të rëndësishëm të kapitenit të Real Madridit: mbajtësi aktual i Topit të Artë i dha lamtumirën kombëtares.

19 Dhjetor 2022, 15:20 Nga k.m.
Ditëlindja më "e hidhur", Benzema i jep lamtumirën
Karim Benzema

FRANCË- Ky 35-vjetor i lindjes do të jetë vërtet i hidhur për Karim Benzema, duke pasur parasysh humbjen e Francës së tij në finalen e Botërorit të Katarit 2022 kundër Argjentinës. 

Një ditëlindje që mund të festohej në një mënyrë tjetër, por që gjithsesi u bë solemne me një njoftim vërtet të rëndësishëm të kapitenit të Real Madridit: mbajtësi aktual i Topit të Artë i dha lamtumirën kombëtares.

"Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të arritur këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Shkrova historinë time dhe e jona përfundon këtu,”- ka deklaruar kampioni francez.

B.T (Dosja.al)

karim benzema

Sondazh

Poll