Bota

Panik në linjën e avionit në Hawaii/ Plagosen 20 pasagjerë nga turbulenca e fortë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë

Incidenti ndodhi pak para se avioni me 278 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të ulej të dielën.

19 Dhjetor 2022, 10:52 Nga a.l

 

Panik në linjën e avionit në Hawaii/ Plagosen 20 pasagjerë
turbulenca

SHBA- Një incident i rëndë është shënuar ditën e sotme në një nga linjat e avionëve në Hawaii, ku 36 persona kanë mbetur të lënduar dhe 11 prej tyre në gjendje të rëndë gjatë një fluturimi nga Phoenix në Honolulu e cila u godit nga turbulenca të forta. Mediat e huaja raportojnë se incidenti ndodhi pak para se avioni me 278 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të ulej të dielën.

 

Jon Snook, shefi operativ i linjës ajrore, tha se linja ajrore nuk kishte përjetuar "një incident të kësaj natyre në historinë e fundit". Jim Ireland, drejtor i Shërbimeve Mjekësore Emergjente në Honolulu, tha se 20 persona u dërguan në spitale, duke përfshirë 11 persona që mendohet se janë në gjendje të rëndë. Të paktën një person u raportua se kishte mbetur pa ndjenja, por të gjithë pacientët ishin zgjuar dhe flisnin kur mbërritën në spital. Pacientët pësuan prerje, duke përfshirë në kokë, si dhe gunga dhe mavijosje. Disa njerëz kishin të përzier dhe të vjella si rezultat i lëvizjes ekstreme./ Dosja.al

plagosen pasagjere ne avionin ne hawaii

Sondazh

Poll