Sport

VIDEO/ Festa e Scalonit, tejet i emocionuar dhe i përlotur, pas titullit botëror...

Në bilbilin e fundit që vulosi fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës të dielën, Lionel Scaloni, trajneri i Albiceleste, mbeti i vetëm për një kohë të gjatë para se të shpërthejë në lot.

19 Dhjetor 2022, 11:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Festa e Scalonit, tejet i emocionuar dhe i përlotur, pas titullit

KATAR - Lionel Scaloni ka vetëm katër vite që është trajner i Argjentinës, por tashmë ka fituar gjithçka. Copa America vitin e kaluar dhe veçanërisht Kupa e Botës, pas një finale antologjike kundër Francës të dielën (3-3, 4-2 me penallti). I shtyrë nga misioni për t'i dhënë yllit dhe kapitenit Lionel Messit të vetmin titull madhor që i mungonte koleksionit të tij, Scaloni e lejoi veten të pushtohej nga emocionet në mënyrën e tij.

Pasi u konvertua në gol goditja e Gonzalo Montiel, penalltia e kurorëzimit, tekniku 44-vjeçar mbeti i përulur, si pa reagim. Ai fillimisht përqafohet nga Rodrigo Barrios, trajneri fizik, më pas Pablo Aimar, një nga ndihmësit e tij, vjen për t'u hedhur në krahët e tij. 

Lionel Scaloni më pas largohet për t'u izoluar, në stolin e tij, duke luftuar për të mbajtur lotët. Ai përfundon duke u rrëzuar kur Leandro Paredes vjen për ta përqafuar dhe për ta uruar…

Argjentina priste titullin e tretë botëror që nga viti 1986. Vite shprese që përfunduan të dielën, nën drejtimin e Scalonit, një njeriu me 7 ndeshje si lojtar dhe që kishte marrë pjesë në Botërorin 2006. Tani me Messin...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll