Sport

Franca bëri shtatë zëvendësime gjatë finales ndaj Argjentinës: A dini pse?...

Trajneri i skuadrës franceze Deschamp, shfrytëzoi me zgjuarësi hapësirat që lejon rregullorja e futbollit

18 Dhjetor 2022, 20:49 Nga DOSJA
Franca bëri shtatë zëvendësime gjatë finales ndaj

KATAR - Gjatë finales mes Argjentinës dhe Francës, trajneri Didier Deschamps i ‘gjelave’ bëri gjithsej shtatë zëvendësime gjatë gjithë ndeshjes dhe gjyqtari i miratoi ato.

Sipas rregullores, trajnerët lejohen të bëjnë nga pesë zëvendësime në skuadrat e tyre gjatë 90 minutave dhe një nëse ndeshja shkon në kohën shtesë.

Deri këtu në rregull. Por trajneri francez në minutën e 96-të e zëvendësoi Adrien Rabiot me Fofana, pasi lojtari i Juventusit pësoi një goditje në kokë. Kjo i krijoi mundësinë trajnerit Deschamps, të shfrytëzonte edhe zëvendësimin e shtesës që parashikon rregullorja. Dhe në 120+1', Axel Disasi zëvendësoi Jules Koundé.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll