Bota

Presidenca për protestat e serbëve afër kufirit të Kosovës: Të sponzorizuara nga Beogradi dhe Moska

Vela po ashtu ka shkruar se Kosova nuk do të bie pre e prapaskenave të tilla.

18 Dhjetor 2022, 20:04 Nga I.A
Presidenca për protestat e serbëve afër kufirit të
Presidenca e Kosoves

KOSOVË- Blerim Vela, shefi i zyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se protestat e sotme afër kufirit me Kosovën janë sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Vela me anë të një postimi në Twitter gjithashtu ka shkruar se Kosova nuk do të bie pre e prapaskenave të tilla.

“Protestuesit kaluan nga ‘Mos dorëzohemi’ në ‘Të tërhiqemi’… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo ‘protestë’ nga regjimi i Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pre e kësaj prapaskene teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela

blerim vela vjosa osmani tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll