Bota

Twitter/ Elon Musk bllokon sërish llogarinë e gazetares së Washington Post, Taylor Lorenz

Shefi i Twitter foli këtë herë për një "pezullim të përkohshëm" të lidhur me "zbulimin më të hershëm të të dhënave personale".

18 Dhjetor 2022, 19:59 Nga I.A
Twitter/ Elon Musk bllokon sërish llogarinë e gazetares së
Taylor Lorenz

SHBA- Llogaria e një gazetareje të Washington Post në Twitter u pezullua sot pas vendimit të Elon Musk, një ditë pasi ai rivendosi llogaritë e disa gazetarëve të cilët ishin pezulluar mes polemikave mbi publikimin e të dhënave publike për rrugët e avionit

Shefi i Twitter foli këtë herë për një "pezullim të përkohshëm" të lidhur me "zbulimin më të hershëm të të dhënave personale".

"Elon Musk pezulloi llogarinë time në Twitter," shkroi Taylor Lorenz , e cila mbulon industrinë e teknologjisë për Washington Post, në blogun e saj.

Pronari multimiliarder i platformës u përgjigj publikisht në Twitter se ky është një "pezullim i përkohshëm për shkak të zbulimit të mëparshëm të të dhënave personale nga kjo llogari" dhe se kjo masë "do të hiqet së shpejti". Ai po i përgjigjej një përdoruesi që e pyeti për këtë çështje.

Taylor Lorenz shpjegoi se i bëri një pyetje Elon Musk përmes Twitter-it, në lidhje me një artikull që po shkruante, sepse nuk mund ta arrinte atë përmes kanaleve të tjera.

taylor lorenz washington post elon musk twitter

Sondazh

Poll