Bota

Në dy hetime paralelisht, eurodeputetja Eva Kaili rrezikon 15 vjet burg

Sipas raportimeve, nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore vendase do të jetë më i rëndë se në Belgjikë ku dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimum pesë vjet.

18 Dhjetor 2022, 17:19 Nga I.A
Në dy hetime paralelisht, eurodeputetja Eva Kaili rrezikon 15 vjet burg
Eva Kaili

BRUKSEL- Me dy hetime paralelisht kundër kandidimit të saj, në Belgjikë dhe Greqi, eurodeputetja Eva Kaili do të dalë të enjten para autoriteteve belge, të cilat do të vendosin nëse do ta caktojnë ose jo në paraburgim në lidhje me skandalin e Katargate.

Sipas raportimeve, nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore vendase do të jetë më i rëndë se në Belgjikë ku dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimum pesë vjet.

Në Greqi, Kaili po hetohet nga prokurorët dhe Autoriteti i Pastrimit të Parave. Ata po përpiqen të konstatojnë nëse ajo ka sjellë para të padeklaruara nga jashtë dhe i ka investuar në Greqi dhe në veçanti në pasuri të paluajtshme.

Nëse dalin prova që tregojnë për keqbërje dhe ajo shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 15 vjet burg. Ajo do të gjykohet fillimisht në Belgjikë dhe më pas në Greqi.

eva kaili

Sondazh

Poll

Bota 18 Dhjetor 2022, 14:59 k.m.

Dendias shkon në Serbi të hënën

Nikos Dendias ATHINË- Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat me homologun e tij ser , Ivica Dasiç, gj...