Bota

Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Belgorod të Rusisë jugore, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Një fabrikë u shkatërrua dhe u thyen xhamat në disa pallate në zonë, ndërsa u shkatërruan edhe makina.

18 Dhjetor 2022, 17:10 Nga I.A
Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Belgorod të Rusisë
Pamje nga sulmet

RUSI- Një person u vra dhe tetë u plagosën sot nga bombardimet në rajonin Belgorod të Rusisë jugore, afër kufirit me Ukrainën, tha guvernatori i rajonit.

"Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore u aktivizua mbi Belgorod dhe rajon," tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.

Një fabrikë u shkatërrua dhe u thyen xhamat në disa pallate në zonë, ndërsa u shkatërruan edhe makina. Tre dëshmitarë okularë i thanë Reuters se shpërthime të forta janë dëgjuar sot në qytet.

Belgorod është një nga disa rajone në Rusinë jugore ku objektiva të tilla si depot e municioneve ose karburantit janë goditur që nga lufta në Ukrainë, të cilën Moska e përshkruan si një "operacion special ushtarak", filloi më 24 shkurt.

vyacheslav gladkov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 18 Dhjetor 2022, 14:59 k.m.

Dendias shkon në Serbi të hënën

Nikos Dendias ATHINË- Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat me homologun e tij ser , Ivica Dasiç, gj...