Aktualitet

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Genc Tafilit

Në rekursin e kërkuar për rrëzimin e vendit të Gjykatës së Apelit, që e riktheu në qeli, duket se trupa gjykuese nuk është bindur nga arsyetimi i mbrojtjes.

18 Dhjetor 2022, 15:17 Nga k.m.
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Genc Tafilit
Genc Tafili

TIRANË- Genc Tafilit i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Arben Zylyftari, i është refuzuar rekursi në Gjykatën e Lartë. Në rekursin e kërkuar për rrëzimin e vendit të Gjykatës së Apelit, që e riktheu në qeli, duket se trupa gjykuese nuk është bindur nga arsyetimi i mbrojtjes.

Tafili është dënua më 25 vite burg, por në nëntor të vitit 2017-të, kur i kishin mbetur edhe 3 vite dënim, kur fitoi lirinë me kusht nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila gjithashtu u dënua. Tafili duhet të mbante kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Krujë, por pas kësaj ai u largua nga Shqipëria. Ndaj dhe u vendos rikthimi i tij në qeli, pasi  u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Gjermani teksa po tentonte të udhëtonte drejt Turqisë. 

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar. Personat që dyshohet se janë qëlluar janë Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili. Policia arrestoi në atë kohë Admir Tafilin, ndërsa sot Genc Tafili.

genc tafili

Sondazh

Poll