Aktualitet

Jarinja ende e bllokuar, digjet tabela me mbishkrimin "Marrëveshja e Brukselit"

Serbët në veri të Kosovës po protestojnë për të nëntën ditë te barrikada për shkak të arrestimit të bashkatdhetarëve të tyre, ndërsa nga ana tjetër, ushtarët e KFOR-it prej orës 11 kanë bllokuar vendkalimin në Jarinje.

18 Dhjetor 2022, 14:14 Nga k.m.
Jarinja ende e bllokuar, digjet tabela me mbishkrimin "Marrëveshja e
Pamje nga kufiri

SERBI- Të mbledhur në vendkalimin në Jarinje, me ovacione dogjën një tabelë ku shkruhej “Marrëveshja e Brukselit”. Këngët patriotike këndohen nga protestuesit. Serbët në veri të Kosovës po protestojnë për të nëntën ditë te barrikada për shkak të arrestimit të bashkatdhetarëve të tyre, ndërsa nga ana tjetër, ushtarët e KFOR-it prej orës 11 kanë bllokuar vendkalimin në Jarinje.

E gjitha nisi pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.  Nga ajo ditë deri sot, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, barrikadat nuk janë hequr.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll