Bota

Dendias shkon në Serbi të hënën

Gjatë bisedimeve, theksi pritet të vihet në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, e po ashtu edhe pë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalësh.

18 Dhjetor 2022, 14:59 Nga k.m.
Dendias shkon në Serbi të hënën
Nikos Dendias

ATHINË- Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat me homologun e tij ser , Ivica Dasiç, gjatë vizitës së tij të hënën në Beograd.

Sipas "Protothema", mes të tyre do pasojnë bisedime të zgjeruara. Gjatë bisedimeve, theksi pritet të vihet në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, e po ashtu edhe pë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalësh. Por nuk dihet nëse do të diskutohet lidhur me Kosovën, vend të cilin Greqia nuk e njeh si të pavarur. 

Deklaratat e përbashkëta për shtypin pritet të bëhen rreth orës 12:35 me orën greke.

nikos dendias

Sondazh

Poll