Bota

Tensionet në Jarinje- nis protesta e serbëve matanë kufirit

Protestuesit janë ndaluar nga një kordon i policisë serbe dhe nuk po lejohen që afrohen më pranë kufirit, ndërsa në anën e Kosovës janë prezentë trupat e KFOR-it. 

18 Dhjetor 2022, 14:35 Nga k.m.
Tensionet në Jarinje- nis protesta e serbëve matanë kufirit
Protesta në Jarinje

JARINJË- Ka nisur protesta e thirrur për sot nga qytetarët serbë në Veri të Kosovës, më konkretisht matanë kufirit në Jarinjë, ku janë mbledhur dhjetra qytetarë. Në mesin e këtyre protestuesve ka edhe persona të maskuar. Protestuesit janë ndaluar nga një kordon i policisë serbe dhe nuk po lejohen që afrohen më pranë kufirit, ndërsa në anën e Kosovës janë prezentë trupat e KFOR-it. 

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në Veri, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Pantiç dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur dhe nga askush tjetër.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll