Bota

Ende pa zgjidhje. Fëmijët japin 35 milionë dollarë shpërblim për të gjetur vrasësin e çiftit të miliarderëve

Ata u gjetën të mbytur në vitin 2017 pranë pishinës së vilës së tyre.

18 Dhjetor 2022, 14:53 Nga k.m.
Ende pa zgjidhje. Fëmijët japin 35 milionë dollarë
Barry dhe Honey Sherman

KANADA- Mund të kenë kaluar 5 vjet nga vrasja misterioze e një çifti miliarderësh kanadezë, por të afërmit e tyre kërkojnë që drejtësia të vendoset me çdo kusht, duke futur duart fort në xhepa. Siç raporton CNN, të afërmit e miliarderëve kanadezë Barry dhe Honey Sherman kanë ofruar shumën prej 35 milionë dollarësh për të zbardhur rastin që tronditi vendin në vitin 2017.

5 vjet më parë, më 13 dhjetor, një sekser po i tregonte një çifti rezidencën e çiftit në Toronto, kur u tmerrua kur zbuloi trupat e kanadezëve të vdekur pranë pishinës së tyre në bodrum. 75-vjeçari Barry Sherman dhe gruaja e tij 70-vjeçare Haney u gjetën të vdekur me rroba.

Asnjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tyre nuk kishte dëgjuar prej tyre për 24 orëve dhe nuk kishte shenja të një thyerjeje në shtëpi.

Ata ishin një nga çiftet më të pasur në Kanada, fakt që ngjalli interesin e mediave ndërkombëtare për zhvillimet në lidhje me hetimin e çështjes së tyre.Revista amerikane Forbes vlerësoi se pasuria e Sherman në atë kohë arrinte në 3 miliardë dollarë.

Të afërmit dhe miqtë e tyre janë të pangushëllueshëm pasi nuk mund të pranojnë që pas pesë vitesh vrasësit të ecin të lirë. Për këtë arsye, fëmijët e çiftit të viktimave ofrojnë për informacion shumën prej 35 milionë dollarësh. Megjithatë, deri më tani asnjë i dyshuar nuk është arrestuar.

barry sherman honey sherman

Sondazh

Poll