Bota

Marina franceze shpëton 166 emigrantë që synonin Anglinë

Rreth 50 njerëz që udhëtonin në të njëjtën varkë hasën "në telashe" pranë Pas-de-Calais, por ata u shpëtuan nga një anije e marinës franceze dhe u kthyen në portin e Calais. 

18 Dhjetor 2022, 13:34 Nga k.m.
Marina franceze shpëton 166 emigrantë që synonin
Foto ilustruese

FRANCË- As i ftohti dhe as rreziku i vdekjes nuk i ndalon: 166 emigrantë që ishin nisur në Angli me varka të improvizuara u shpëtuan në det. Rreth 50 njerëz që udhëtonin në të njëjtën varkë hasën "në telashe" pranë Pas-de-Calais, por ata u shpëtuan nga një anije e marinës franceze dhe u kthyen në portin e Calais. 

Sipas mediave të huaja, një tjetër anije e marrë me qira nga Marina Franceze, nga ana tjetër, shpëtoi 31 njerëz të tjerë në të njëjtën zonë, të vendosur në portin e Boulogne-sur-Mer. Rruga detare midis Francës dhe Anglisë është një nga më të ngarkuarat në botë. Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tragjedisë së radhës në La Mansh ku një gomone u mbyt dhe 4 persona që udhëtonin me të humbën jetën.

U desh ndërhyrja e autoriteteve të rojeve bregdetare që bëri të mundur shpëtimin e 45 personave të tjerë që udhëtonin në këtë gomone.

Kanali i La Manshit është një ndër pikat kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm që synojnë Anglinë. Qindra shqiptarë po ashtu kanë përdorur këtë mënyrë për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, në një çështje që solli dhe një përballje diplomatike mes zyrtarëve më të lartë në Tiranë dhe Londër. Më shumë se 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që nga një kalim rekord i Kanalit Anglez me varka të vogla në vitin 2022.

emigrantet ne angli

Sondazh

Poll