Sport

Kupa e Botës 2022: Stadiumi 974 'zbërthehet' dhe shkon në Uruguaj për vitin 2030

Stadiumi inovativ i përbërë nga 974 kontejnerë transporti, prej nga vjen emri i tij, ishte një nga atraksionet e Kupës së Botës të këtij viti, por kjo mund të mos jetë hera e fundit që e shohim në këtë ngjarje.

18 Dhjetor 2022, 09:44 Nga k.m.
Kupa e Botës 2022: Stadiumi 974 'zbërthehet' dhe shkon
Stadium 974

KATAR- Ndeshja e Brazilit kundër Koresë së Jugut ishte e fundit e Kupës së Botës 2022 të organizuar në 'Stadium 974' dhe çmontimi i saj tashmë ka filluar.

Stadiumi inovativ i përbërë nga 974 kontejnerë transporti, prej nga vjen emri i tij, ishte një nga atraksionet e Kupës së Botës të këtij viti, por kjo mund të mos jetë hera e fundit që e shohim në këtë ngjarje.

Interes për blerjen e tij ka shprehur Uruguai, i cili së bashku me Argjentinën, Paraguajin dhe Kilin kanë paraqitur një propozim për të bashkëorganizuar Kupën e Botës 2030. Kjo është një lëvizje që funksionon si një “armë negociuese” e uruguaianëve, për të fituar pikë për propozimin e vendeve të Amerikës Latine, duke pasur në axhendën e tyre “974” ultra-modern dhe novator.

stadium 974

Sondazh

Poll