Aktualitet

Protesta/ OSBE thirrje policisë: Reagoni ndaj dhunës!

26 Shkurt 2019, 19:13 Nga DOSJA
Protesta/ OSBE thirrje policisë: Reagoni ndaj dhunës!

TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR në Shqipëri ka reaguar pas protestës së opozitës para parlamentit.

OSBE thotë se dhuna s’është zgjidhje për Shqipërinë dhe shtoi se policia duhet të reagojë në mënyrë përpjestimore.

Reagimi i OSBE:

Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.
Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë.
Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta.

Reagimi i OSBE vjen pas 3 orëve protestë nga opozita para parlamentit. Opozita ka zhvilluar mbi 180 minuta një protestë urgjente para Parlamentit. (Lexo ketu)

Rama ndërpreu takimin në Lushnje dhe u kthye në Tiranë. Protesta pati tensione, gurë, kapsolla, tymuese dhe goma të djegura.

Nga ana tjetër, Garda nuk e mati sasinë e gazit lotjsjellës duke mbytur gjysmën e Tiranës me gaz. Gjatë përplasjeve, një efektiv ka mbetur i plagosur. Kuvendi votoi strukturën e KLP dhe KLGJ.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet osbe policia e shteti protesta e opozites 26 shkurt 2019 seanca plenare 26 shkurt 2019 osbe policia e shteti protesta e opozites 26 shkurt 2019 seanca plenare 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2019, 18:38

Protestuesi i opozitës ngjitet në shtyllë (Foto)

TIRANË- Një protestues i opozitës, është parë teksa është ngjitur në një shtyllë përpara parlamentit, ku dhe u mbajt tubimi i saj i radhës. Ai ka qëndruar ...