Aktualitet

Zjarr i madh në pyllin e Cakranit, flakët përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era

8 Shtator 2019, 17:17 Nga DOSJA
Zjarr i madh në pyllin e Cakranit, flakët përhapen me

FIER- Nuk kanë të ndalur zjarret në Shqipëri. Pas zjarreve që dogjën disa hektarë tokë në kodrat afër Tiranës dhe u rrezikuan disa banesa, vatra të tjera janë shfaqur në Fier.

Sipas informacioneve mësohet se dy vatra zjarri ka rënë këtë mbasdite në pyllin e Cakranit, që kanë vijuar për disa orë.

Zjarrin e ka favorizuar, pasi që prej orës 15:00 deri tani nuk është shuar ende. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Fierit, Patos dhe Roskovecit, të cilat po luftojnë me flakët, por terreni është shumë i vështirë.

Deri tani raportohet se nuk rrezikohen banesa, por mësohet se shumë bimësi është djegur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet pylli i cakranit zjarr ne fier digjet pylli i cakranit zjarr ne fier

Sondazh

Poll