Aktualitet

Njoftim me rëndësi për të gjithë drejtuesit e mjeteve: Ja kur mund të errësoni xhamat

8 Shtator 2019, 15:48 Nga DOSJA
Njoftim me rëndësi për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sqaruar sot të gjithë drejtuesit e mjeteve se kur ata mund të errësojnë xhamat dhe kur jo.

Në një njoftim në Facebook, DPSHTRR sqaron se xhamat e pasëm mund të errësohen deri në masën 75% me material xhami ose qes, vetëm nga prodhuesi apo nga një servis i licensuar.

Më tej shtohet se duhet që errësimit të jetë një i certifikuar, ndërsa zotëruesi i mjetit duhet të jetë i pajisur me faturën përkatëse.

“Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim! ?”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë nga ana tjetër Policia Rrugore ka nisur një aksion, kundër drejtuesve të mjeteve që kanë makinë me xhama të zinj. Polcia ka bërë me dije se janë vendosur dhe gjoba për disa drejtues mjetesh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dpshtrr errësimi i xhamave ndalohen xhamat e zinj xhamat e zinj dpshtrr errësimi i xhamave ndalohen xhamat e zinj xhamat e zinj

Sondazh

Poll