Aktualitet

“Do më njoh se kush jam unë”, detaje nga vrasja në Bulqizë. Çfarë u tha autori Fation Keta mjekëve gjatë rrugës pë

8 Shtator 2019, 14:02 Nga DOSJA
“Do më njoh se kush jam unë”, detaje nga vrasja në

BULQIZË- Detaje të reja janë mësuar për vrajsen në Buqlizë. Dosja.al mëson se autori Fation Keta, ka pasur dhe probleme në të shkuarën.

Bëhet me dije se ai pak kohë më parë është dërguar me urgjencë në spitalin psikiatrik e Shkodrës, pasi ka pasur probleme shëndetësore.

Ai gjatë rrugës i ka deklaruar personelit që e shoqeronin në spitalin psikiatrik të Shkodrës: Do të më njoh Arlind Pasha se kush jam unë.

Mësohet së dy muaj më parë ka tentuar të godasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. Po sipas informacioneve të marra ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe person i dhunshëm në familje.

Një vrasje me thikë në qendër të qytetit të Bulqizës pak ditë më parë. Fatjon Keta, 22 vjeç ka vrarë me thikë shokun e tij të fëmijërisë, Arlind Pasha. Keta, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në mëngjes dhunoi edhe motrën dhe nënën. U arrestua një orë pas krimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind pasha arrestohet fatjon keta fatjon keta vrasja ne bulqize arlind pasha arrestohet fatjon keta fatjon keta vrasja ne bulqize

Sondazh

Poll