Të burgosurit shqiptarë në Britani “i bëjnë zbor” Policisë, komunikojnë me FaceTime me familjarët
8 Shtator 2019, 14:36Nga DOSJA
BRITANI- Të dënuarit shqiptarë në Britaninë e Madhe janë bërë një problem, pasi ata përdorin celularët e tyre për të komunikuar me jashtë. “The Sun” shkruan se të burgosurit shqiptarë, u kanë shpëtuar kontrolleve të vazhdueshme që bëhen në burgje.
“The Sun”të dielën kontaktoi me disa prej tyre përmes një faqeje interneti të quajtur “The Best”. Gazetari zhvilloi një bisedë 10 minuta në Facebook me Krejnar Hasanajn, i cili është i dënuar me 8 muaj burg për drogë.
“Unë jam brenda. Është e rrezikshme. Ata mund të gjejnë telefonin tim. Unë e përdor atë për të biseduar me familjen dhe miqtë e ngushtë”, u shpreh Shqiptari.
Hasanaj më pas regjistroi një bisedë në FaceTime me prindërit e tij dhe e publikoi atë në Facebook, duke shkruar “prindërit më të mirë në botë”.
Të burgosur të tjerë shqiptarë mund të shihen në Facebook duke përdorur telefona nga qelitë e tyre. Shumë përdorin pseudonime për të shmangur zbulimin. Bisedat vijnë pasi 237 celularë dhe 176 ngarkues u kapën në burgun e Kategorisë C në Stradishall në vitin 2017.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BULQIZË- Detaje të reja janë mësuar për vrajsen në Buqlizë. Dosja.al mëson se autori Fation Keta, ka pasur dhe probleme në të shkuarën.Bëhet me dije se ai ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikaur sot një denoncim, në të cilin bëhet me dije se mbrëmë është aksidentuar Sekretari i Përgjithshëm i Krye...
TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë sot në mesditë në kodrat midis fshatrave Lundër dhe Mullet, ku po digjen disa hektarë tokë.Sipas informacioneve mësohet se...
TIRANË– Prokruroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror janë bërë pjesë e hetimeve për zhdukjen e biznesmenit turk Sevgin Yavuz.Herën e fu...
SARANDË- Vetëm pak minuta më parë ka humbur jetën nëj nga pjesëtarët e Maratonës Komëbëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.Mëso...
TIRANË– Pronari i kompanisë “Skela Syla” është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim pas vdekjes së dy punëtorëve, të cilët ranë nga skela.Mësohet se Petri...
ITALI- Ditën e djeshme mediat italiane kanë raportuar se një shqiptar është arrestuar në flagrancë pasi po shiste lëndë narkotike për një shumë prej 200 euro.S...
VLORË– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre mjeteve të ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.Mësohet se nga përplasja k...