Politike

VIDEO/ Rama e nderon me Yllin e Madh të Mirënjohjes, kirurgu: Të më kishe lajmëruar se do pësoj shok

Kirurgu u emocionua.

17 Dhjetor 2022, 22:11 Nga F.M
VIDEO/ Rama e nderon me Yllin e Madh të Mirënjohjes, kirurgu: Të
Besim Elezi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nderoi me Yllin e Madh të Mirënjohjes kirurgun Besim Lezi. Kreu i qeverisë i vendosi shiritin në një takim me bluzat e bardha dhe e falenderoi për kontributin e tij. Kirurgu u emocionua dhe kërkoi që kryeministri Rama ta lajmëronte në ndonjë rast tjetër, në mënyrë që ai të mos pësonte ndonjë shok.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Me emocion të veçantë dhe kënaqësi të jashtëzakonshme kam privilegjin të nderoj me kordonin e madh dhe yllin e mirënjohjes publike yllin e kirurgjisë shqiptare, profesor Besim Elezin. Kjo është certifikata që tregon që janë tuajat dhe plotësisht të merituara, që nuk janë të falsifikuara, nuk janë të kontrabanduara. 

Besim Elezi: Nuk mund ta imagjinoni emocionin, do t'ju lutesha të më lajmëronit që mos pësoj ndonjë shok për këtë nder të madh që më bëhet sot. Vepra ime individuale është një thërrmijë në këtë univers. Është nder për mua, mësuesit e mi, nxënësit e mi shumë prej të cilëve janë këtu në sallë. Për një prind dhe të moshuar nuk ka gëzim më të madh se të shohë ëndrrat e tij të realizuara.

edi rama besim elezi

Sondazh

Poll