Politike

Rama: Shtohen shpërblimet për mjekët, pagat i rrisim me 100% deri në fund të mandatit

Premton sërish rritje pagash e shpërblimesh.

17 Dhjetor 2022, 18:55 Nga F.M
Rama: Shtohen shpërblimet për mjekët, pagat i rrisim me 100% deri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të mandatit qeverisës pagat e bluzave të bardha do të jenë rritur me 100% krahasuar me ato që kishin në nisje të tij. I pranishëm në një takim me bluzat e bardha këtë fundvit, kreu i qeverisë u shpreh se synon gjithashtu tu rrisë shpërblimet. 

"Jemi përpjekur që këtë respekt ta shprehim duke rritur cilësitë e kushteve në të cilat ju punoni, me aparatura dhe me mjete dhe nga ana tjetër për të rritur edhe shpërblimin tuaj. Pavarësisht se pagat janë rritur rreth 70% në raport me pikënisjen, nuk mjafton dhe duhet të bëjmë përsëri rritje të përmbushim objektivin që të paktën pagat t’i kemi rritur 100% nga pikënisja brenda këtij mandati dhe të jeni të sigurt që këtë do ta bëjmë me prioritet,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll