Politike

Partia e Lirisë denoncon KESH: Po e shet energjinë elektrike më lirë se tregu

Blushi në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qeverisë të ndalë shitjen e energjisë nën kosto.

17 Dhjetor 2022, 14:04 Nga A.B
Partia e Lirisë denoncon KESH: Po e shet energjinë elektrike më
Tedi Blushi

TIRANË- Partia e Lirisë denoncoi ditën e sotme se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po e shet energjinë elektrike shumë herë më lirë se sa tregu. Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qeverisë të ndalë shitjen e energjisë nën kosto.

“Për periudhën 16 dhjetor – 18 dhjetor 2022, KESH ka vendosur të shesë energjisë me 115 Euro/Mëh, ndërkohë që në bursë çmimi i tregtuar është 318 Euro/Mëh dhe 325 Euro/Mëh. KESH ka vendosur gjithashtu që edhe për datat 19 dhjetor 2022 deri në 23 dhjetor 2022 të shesë energjinë elektrike me çmim 167 euro/mëh kur çmimi i tregut pritet të jetë 2.5 herë më shtrenjtë se sa e shet KESH. Në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, i bëjmë thirrje Qeverisë të ndalojë shitjen e energjisë elektrike nën kosto, si dhe të rishikojë urgjentisht politikat e subvencionimit për energjinë për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët, të cilëve Qeveria u ka trefishuar edhe çmimin e lëndëve drusore për ngrohje.”- tha Blushi.

Partia e Lirisë denoncon KESH: Po e shet energjinë elektrike më

Partia e Lirisë denoncon KESH: Po e shet energjinë elektrike më

tedi blushi partia e lirise

Sondazh

Poll