Politike

Rama flet për autonominë spitalore: Kush punon më shumë, paguhet më shumë

Shpërblimet gjithashtu, sipas Ramës, do të jepen sipas perfomancës.

17 Dhjetor 2022, 18:51 Nga F.M
Rama flet për autonominë spitalore: Kush punon më shumë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për autonominë spitalore. Në një takim me bluzat e bardha këtë fundvit, Rama tha se autonomia do të ndikojë dhe në vlerësimin e bluzave të bardha. Ai u shpreh ndër të tjera se paga do të variojë gjithashtu nga oraret e perfomanca në punë. 

"Dua ta mbyll pa kaluar në listën e gjatë që kemi bërë këtë apo këtë. Dua të them që mezi pres të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore. Është një objektiv i herdhëm, por janë krijuar kushtet tani. Tani ne kemi spitale universitare rajonale, qendra shëndetësore të akredituata duke marrë të gjitha pikët e nevojshme për të zotëruar standartet për akreditim. Është një bazë shumë e mirë për autonominë spitalore. Në këtë mënyrë s'do bëhet më një vlerësim uniformë i mjekëve, por sipas performancës. Shpërblimet vlerësohen në bazë të kritereve dhe performancës, ata që bëjnë më shumë orë në shërbim do paguhen më shumë. Ju thashë, universiteti i mjekësosë është një nga prioritetet tona dhe tani jemi duke përgatitur qendrën e bio-semulimit,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll