Sport

Kroacia mund Marokun, ngjitet në podiumin e Katarit

Skuadra e Dalic ka mundur në finalen e vogël surprizën e këtij Botërori me rezultatin 2-1 duke u shpallur skuadra e tretë më e mirë

17 Dhjetor 2022, 17:51 Nga DOSJA
Kroacia mund Marokun, ngjitet në podiumin e Katarit

KATAR - Kroacia e përfundon Kupën e Botës 2022 në vendin e tretë. Në finalen ngushëlluese, skuadra e Dalic mundi Marokun 2-1 dhe e përfundoi turneun në podium. Një ndeshje e luajtur me ritme të larta dhe me shumë raste zhvillohet në stadiumin Khalifa International. 

Në pjesën e parë Gvardiol në minutën e 7-të përfundon në mënyrë të përsosur nga gjuajtja e lirë dhe zhbllokon ndeshjen, më pas Dari 2 minuta më pas barazon rezultatin por pa u mbyllur pjesa e parë Orsic, saktësisht në minutën e 42-të i nxjerr kroatët përpara me këmbën e djathtë magjike. 

Goli që vendos ndeshjen dhe vendin e tretë në Katar 2022. Në fakt, në pjesën e dytë, skuadrat vazhdojnë të shtyjnë, por nuk mund të shënojnë më. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll