Aktualitet

Aksident në Shkodër, mjeti përplas biçikletën, plagoset 59-vjeçari

Pas aksidentit, 59-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

17 Dhjetor 2022, 19:18 Nga F.M
Aksident në Shkodër, mjeti përplas biçikletën,
Aksident

SHKODËR- Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mjeti tip Volksëagen, me drejtues I. K. 68 vjeç, ka përplasur A. M. 59 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Pas aksidentit, 59-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi nga policia Shkodër:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volksëagen, me drejtues shtetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shtetasin A. M. 59 vjeç, i cili levizte me biçikletë. Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll