16 Dhjetor 2022, 20:10
Nga I.A
Komisioni i Ekonomise
TIRANË- Shtesat buxhetore të vitit 2022 me 5 miliardë lekë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë komisionit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është përplasur me deputetët Erion Braçe, Bujar Leskaj si dhe Jorida Tabaku. Gjatë fjalës së tij në Komisionin, Leskaj ka theksuar se në këtë buxhet nuk ka asnjë ndjeshmëri për shtresat në nevojë.
"Asnjë ndjeshmëri për shtresat në nevojë. Ju do votoni si t’ju thotë lideri global, që vetë sdo ta votoj, se sdo ketë kohë të merret me këto. Nuk nxirrni arsyen e vërtetë se përse janë rritur të ardhurat, por kjo ka ndodhur prej çmimeve", tha Leskaj.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë komisionit ka deklaruar se fondi shtesë për rindërtimin është konsideruar nga opozita si dëshmi e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit nga qeveria.
"Rindërtimi bashkë me incineratorët është një nga problemet më të mëdha të buxhetit. Keni miratuar një fond minimal, keni bërë tenderimet për fondin e rindërtimit pa i pasur fonde të planifikuara në buxhet dhe tani pak nga pak po i rrisni. Dhe fondin që keni parashikuar për vitin e ardhshëm, këtu do të jemi kur do ta rrisni, të gjitha të tenderuara. Ka shkuar pothuajse 1 miliard euro gjithë projekti i rindërtimit pa pasur asnjë transparencë por njëkohësisht me një fond të tenderuar pa i pasur burimet financiare të miratuara në buxhet," tha Tabaku.
Ministrja Delina Ibrahimaj në fjalën e saj deklaroi se nga ky buxhet do të mbështeten më shumë se 1 mijë blegtorë. Ministrja tregoi ndryshimet që do të bëhen në buxhet që përfshin rritje fondesh për disa institucione dhe rialokim fondesh në disa të tjera.
"Vit i vështirë në parashikime. 1000 blegtorë më shumë do mbështeten nga buxheti…Rritja e të ardhurave jo vetëm prej rritjes së çmimeve. Konsumi i popullatës 9.07% është rritur në 6 muajt e parë të 2022. Pagat mesatare janë rritur 9%, në krahasim me 2021, më e lartë se inflacioni… pensionet janë rritur 9.5%. në administratën publike.Pagat në adm publike u rritën 7% në krahasim me shumë se vjet. Rritja ekonomike është rritur, numri bizneseve është rritur", tha Ibrahimaj.
Ndërkohë që nga ana tjetër deputeti Braçe, për ndarjen e fondeve për Komitetin Olimpik dhe Federatën e Futbollit, tha se ato janë OJF dhe statusi ia ndalon të marrin para nga shteti. Braçe gjithashtu përmendi dhe paratë shtesë për Korporatën e Investimeve, Albgaz dhe Aviacionin Civil duke thënë se çfarë mund të bëjnë ato me 15 ditë të mbetura deri në fund të vitit.
“Nuk mund të shkojnë paratë atje ku janë paratë. Nuk shkon kështu. FSHF-ja bërtet se qeveria po e cënon dhe prap pranon para nga shteti. Për çfarë i duhen? Nuk kanë lekë ata? Po për KOKSH? Vjet pati 500 mln lekë fonde të dhëna, çfarë do bëjë deri më 31 dhjetor me 250 mijë?”, tha Braçe.
delina ibrahimaj jorida tabaku erion braçe bujar leskaj
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:56
k.m.
Pamje nga Komisioni i Reformës Zgjedhore
TIRANË- Nuk ka dakordësi lidhur me Reformën Zgjedhore. Grupi i Enkelejd Alibeaj kërk...
Politike
16 Dhjetor 2022, 19:02
I.A
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit në...
Politike
16 Dhjetor 2022, 18:42
I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme ...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Komisioni i Ekonomise
TIRANË- Shtesat në buxhetin e vitit 2022 kanë krijuar përplasje në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë k...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:17
SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeveris&eu...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:10
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së Altin Dumanit në Krye të Prokurorisë së Posaçme Kun...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:04
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e radhës së Prok...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar për zgjedhjet së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së P...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:29
I.A
Kevin Golja
TIRANË- Këshilli Kombëtar i FRPDSH ka zgjedhur strukturat drejtuese të saj ditën e djeshme. Në pozicionin e n&eum...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:05
I.A
Kuvendi
TIRANË- Propozimet e mëposhtme janë projektligjet e propozuara nga grupi i Enkelejd Alibeajt për reformën zgjedhore. ...