Aktualitet

3 ditë aksione dhe kontrolle në call center-a/ Zbulohen emrat e 2 të arrestuarve, ishin "kokat". Telefonin italianët...

Sipas njoftimit të dhënë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa.

16 Dhjetor 2022, 20:48 Nga k.m.
3 ditë aksione dhe kontrolle në call center-a/ Zbulohen emrat e 2
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen emrat e dy personave që janë prangosur gjatë aksionit të SPAK që zgjati 3 ditë, e që goditi 'call center-at' në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar Jusel Mici dhe Mendim Domi. Sipas njoftimit të dhënë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të të arrestuave. 

Një hetim i nisur nga SPAK me kërkesë të Italisë në 2021 është finalizuar me 13-15 dhjetor të këtij viti, për tre ditë, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”.  Hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit. Hetimet kanë nisur nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020.

jusel mici mendim domi spak

Sondazh

Poll