Bota

"Përdor titullin tim të saktë", kryeparlamentarja australiane irritohet pasi lideri i opozitës e thirri 18 herë "zoti kryetar"

Në një video, e cila ka bër xhiron e rrjetit, shihet se Dutton teksa merr fjalën në parlamenti i drejtohet Claydon si "zoti kryetar" disa herë.

16 Dhjetor 2022, 13:54 Nga d.a.
"Përdor titullin tim të saktë", kryeparlamentarja
Peter Dutton

AUSTRALI- Udhëheqësi australian i opozitës Peter Dutton e quajti vazhdimisht nënkryetaren e parlamentit Sharon Claydon "Zoti Kryetar" në parlament të enjten.

Në një video, e cila ka bër xhiron e rrjetit, shihet se Dutton teksa merr fjalën në parlamenti i drejtohet Claydon si "zoti kryetar" disa herë.

Dutton: Asgjë më keq, zoti kryetar, se sa ky njeri këtu. Dhe zoti kryetar, ai po e çon këtë qeveri dhe  këtë vend drejt një rruge qorre, zoti kryetar. 

Claydon: Do ju ndërpres. Vazhdoni të më thërrisni zoti kryetar dhe e kam lënë të vijojë gjatë. Ju duhet të përdorni titullin tim korrekt dhe po ashtu kur i drejtoheni anëtarëve të tjerë.

Edhe pse Claydon i kujtoi atij se ajo "nuk është zoti Kryetar" dhe i kërkoi që ta thërriste në titullin që kishte, Dutton vazhdoi t'i referohej asaj në atë mënyrë gjatë fjalimit.

peter dutton sharon claydon parlamenti australian

Sondazh

Poll