16 Dhjetor 2022, 12:30
Nga d.a.
Ish-pjesetaret e UCK
HAGË- Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ditën e sotme ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në seancën e mbajtur ditën e sotme, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Mappie Veldt- Foglia ka lexuar aktakuzat ndaj Mustafës dhe dënimet e dhëna për secilën prej tyre.
Ndërkohë që po për ditën e sotme Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nga gjykatësi i procedurës paraprake.
Duke u kthyer pas, në momentin e arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, dënimi i sotëm i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale mund të nënkuptojë se së shpejti mund të vijë dhe dënimi ndaj Thaçit e të tjerëve. Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor të 2020 dhe më pas ai u arrestua më 24 shtator të vitit 2020 ku dhe u transferua në Hagë. Ndërkohë aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërkohë që më 5 nëntor u bë dhe arrestimi i tyre.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.
Mustafa akuzohej për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe të gjitha këto krime për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.
Ndërkohë që dhe ndaj Thaçit e 3 figurave të tjera politike, akuzat janë për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
denohet salih mustafa hashim thaci rexhep selimi jakup krasniqi kadri veseli
Bota
16 Dhjetor 2022, 12:18
d.a.
Rexhep dhe Shqipe Selimi
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas dënimit të Salih Mu...
Bota
16 Dhjetor 2022, 12:09
d.a.
Armend Mehaj
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, është ndër të parët nga rradhët e qeveris&...
Bota
16 Dhjetor 2022, 11:51
a.l
shefi i policisë
UKRAINË- Shefi i lartë i policisë së Polonisë është lënduar pasi një dhuratë e...
Bota
16 Dhjetor 2022, 11:38
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar ndalimin e Rada Trajkoviçit, këshilltares së ministrit Nenad Rashi...
Bota
16 Dhjetor 2022, 11:29
d.a.
Mustafa
KOSOVË- Mbesa e ish-pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafës, Arta Mustafa që punon si gazetare, ka prekur me fdedikimin...
Bota
16 Dhjetor 2022, 11:05
d.a.
Ganimete Musliu
KOSOVË- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu është ndër politikanet e ...
Bota
16 Dhjetor 2022, 10:52
a.l
Besnik Pjetri
LEZHË- Besnik Pjetri i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, është vënë s...
Bota
16 Dhjetor 2022, 10:55
d.a.
Mustafa
HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale dhe e ka dënu...
Bota
16 Dhjetor 2022, 10:45
d.a.
Gjukanovic
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç tha se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkani...
Bota
16 Dhjetor 2022, 10:37
a.l
Shkup
SHKUP- Një alarm për bombëështë ngritur në aeroportin e Shkupit. Raportohet se pranë aerportit ka shpërthyer ...