Bota

"VV e vetmja parti që nuk e ka mbështetur krijimin e saj", Mimoza Kusari flet pas dënimit të Salih Mustafës nga Specialja

Kusari-Lila ka folur pas mbledhjes së Kryesisë ku tha se VV-ja ka qenë partia e vetme që nuk e ka përkrahur vendimin për formimin e Gjykatës.

16 Dhjetor 2022, 13:35 Nga d.a.
"VV e vetmja parti që nuk e ka mbështetur krijimin e saj",
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth dënimit të Salih Mustafës me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale.

Kusari-Lila ka folur pas mbledhjes së Kryesisë ku tha se VV-ja ka qenë partia e vetme që nuk e ka përkrahur vendimin për formimin e Gjykatës.

“Në fakt atë lajme e pash sa ishim në mbledhjen të Kryesisë. Qëndrimi i VV-së në raport me Gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuara nuk e ka mbështet këtë vendim. Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur. Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat po i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”.- tha Kusari-Lila.

Ajo më tej ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e ardhshme dhe në këtë seancë do të shqyrtohen disa projektligje.

Sot u caktua seanca e re. Seanca do të mbahet të enjten në ora 10:00. Ndërsa seanca e re do të filloj pas përmbylljes së asaj seance është e paraparë të mbahet në orën 13:00”, përfundoi ajo.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

mimoza kusari-lila denohet salih mustafa

Sondazh

Poll