Bota

Tensionet në veri/Media serbe: 11 kamionë të ngarkuar me armë nga Turqia po shkojnë drejt Kosovës

Kamionët bartin armët më moderne, mortaja dhe raketa nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

16 Dhjetor 2022, 13:23 Nga d.a.
Tensionet në veri/Media serbe: 11 kamionë të ngarkuar me
Policet serb

KOSOVË- Autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga kontrolli i kartelave, se aktualisht në kufirin bullgaro-maqedonas ndodhen 11 kamionë që po lëvizin drejt territorit të Kosovës.

Sipas Kurir, kamionët bartin armët më moderne, mortaja dhe raketa nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kjo sipas medias serbe dëshmon se ushtria e Kosovës po armatoset intensivisht.

Sot është dorëzuar te KFOR kërkesa e Qeverisë së Serbisë për kthimin e njëqind deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë sipas Rezolutës 1244 në territorin e Kosovës. Qeveria e Serbisë mbrëmë ka marrë vendim që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, t'i dërgojë kërkesë KFOR-it për kthimin e deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës dhe Metohisë.

Qytetarët janë ende në barrikada në përpjekje që, siç thonë ata, të tërheqin vëmendjen për problemet e tyre që vazhdojnë prej muajsh dhe janë përshkallëzuar në një fazë të re të krizës me arrestimin e Miljan Axhiçit dhe Dejan Pantiçit.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll