Bota

Dënimi me burg i Salih Mustafës, ministri Mehaj e quan të padrejtë Gjykatën Speciale

Në një konferencë për shtyp, teksa po mbante fjalimin e fundvitit, Mehaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën është i padrejtë.

16 Dhjetor 2022, 12:09 Nga d.a.
Dënimi me burg i Salih Mustafës, ministri Mehaj e quan të
Armend Mehaj

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, është ndër të parët nga rradhët e qeverisë që ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg.

Në një konferencë për shtyp, teksa po mbante fjalimin e fundvitit, Mehaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën është i padrejtë.

Më tej ai vijoi me fjalimin e tij duke thënë se viti 2022 ishte vit i zhvillimit të fuqishëm të kapaciteteve ushtarake të FSK-së si dhe forcimit të bashkëpunimit me aletatë ndërkombëtarë.

“Sukseset i dedikohën të gjithë ushtarakëve të FSK-së, por kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me media në pasqyrimin e punës tonë. Tani vazhdojmë për të ardhmen në koordinim të plotë me aleatët tanë. Gjithçka që ndërtojmë është në bashkëpunim me aleatët tanë. Kemi objektivat e njëjta që janë kyçe dhe janë në përputhje me sigurinë tonë”.- u shpreh Mehaj.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

armend mehaj denohet salih mustafa

Sondazh

Poll