Sport

“Profecia” e Ibrahimovicit për fituesin e finales së Kupës së Botës: “Është e shkruar”

Zlatan Ibrahimovic beson se rezultati i finales së Kupës së Botës "është i shkruar" dhe se është "e pashmangshme" që Messi ta fitojë atë.

16 Dhjetor 2022, 13:50 Nga DOSJA
“Profecia” e Ibrahimovicit për fituesin e finales së

KATAR - Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi suedez 41-vjeçar, që luajti për Milanin sezonin e kaluar, tha se e di se kush do të fitojë finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar dhe se rezultati "është i shkruar".

"Unë mendoj se është shkruar tashmë se kush do të fitojë,"- u tha Ibrahimovic gazetarëve në lidhje me rezultatin e finales së Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Francës, menjëherë pasi “Blutë” eliminuan Marokun në gjysmëfinale.

“E dini për kë e kam fjalën...”, u përpoq të sqaronte pa sukses Ibra në stadiumin Lusail, derisa vendosi të flasë qartë: “Mendoj se Messi do ta ngrejë trofeun, tashmë është shkruar”. Sulmuesi suedez beson, se triumfi i Messit me Argjentinën është “i pashmangshëm”.

Ibrahimovic tha së fundmi në një intervistë për '433' se "Shpresoj që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Messit". Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Messi koinciduan në Barcelonë midis 2009 dhe 2011, vit në të cilin Ibrahimovic shkoi në Itali për të nënshkruar kontratën e tij të parë me Milanin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll