Bota

Vrau me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, arrestohet pas disa muajsh Besnik Pjetri

Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi.

16 Dhjetor 2022, 10:52 Nga a.l
Vrau me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë,
Besnik Pjetri

LEZHË- Besnik Pjetri i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, është vënë sot në pranga pasi akuzohet si autori i vrasjes së ish-vjehrrit Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin Gentian Perjaku, ngjarje e ndodhur më 29 gusht të këtij viti. Pritet që në ditët në vijim, Pjetri të njihet me masën e sigurisë dhe veprat penale lidhur me krimin e dyfishtë. 

Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar./ Dosja.al

besnik pjetri gentian perjaku pjeter perjaku

Sondazh

Poll