Bota

Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha fluturimet

Mësohet se për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. 

16 Dhjetor 2022, 10:37 Nga a.l
Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha
Shkup

SHKUP- Një alarm për bombëështë ngritur në aeroportin e Shkupit. Raportohet se pranë aerportit ka shpërthyer një mjet, duke alarmuar gjithë udhëtarët që ndodheshin atje. Naga ana tjetër spask pas alarmit të dhënë nga autoritetet, të gjitha fluturimet janë anuluar. Mësohet se për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. 

Kjo nuk është hera e parë që Shkupi përballet me kërcënime me bomba. Më herët janë raportuar gjithashtu kërcënime në institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar.

alarm per bombe ne shkup

Sondazh

Poll