Bota

Aplikimi për anëtarësim në BE, liberalizimi i vizave dhe miratimi i buxhetit, Kurti: Kjo javë ishte e jashtëzakonshme

Në fjalën e tij Kurti tha se kjo javë ka qenë e jashtëzakonshme pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, PE vendosi për liberalizimin e vizave më 2024 si dhe qeveria miratoi buxhetin për vitin 2023.

16 Dhjetor 2022, 10:36 Nga d.a.
Aplikimi për anëtarësim në BE, liberalizimi i vizave dhe
Qeveria e Kosoves

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur rreth disa ngjarjeve që kanë ndodhur në javën që sapo mbyllet.

Në fjalën e tij Kurti tha se kjo javë ka qenë e jashtëzakonshme pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, PE vendosi për liberalizimin e vizave më 2024 si dhe qeveria miratoi buxhetin për vitin 2023.

“Po e mbajmë këtë mbledhje të radhës në një orar të pazakontë, por kjo javë nuk është aspak e zakontë,  është e jashtëzakonshme sepse patëm ditën historike më 15 dhjetor kur dorëzua aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë më tej shtoi se me këtë orientimit evropian i dhanë shtysë perspektivës evropiane, ndërsa hapën një kapitull të ri në marrëdhëniet me BE-në.

Kurti më tej ritheksoi se një ditë më herët Parlamenti, Këshilli e Komisioni Evropian ranë dakord për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën më së largu më 1 janar 2024.

“E kuptojmë që rruga jonë integruese bazohet në meritat tona, por integrimi do të thotë edhe njohje, edhe pranim edhe ndërvarësi. Krahas meritës sonë njohja nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk na kanë njohur do të lehtësonte përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, tha ai.

qeveria e kosovës albin kurti

Sondazh

Poll