Aktualitet

Ambasadori i Britanisë: Kemi 150 mijë shqiptarë, mirëpresim ata që udhëtojnë legalisht

Ambasadori citoi Ministren e Brendshme , që tha se vend i tyre mirëpret shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike.

15 Dhjetor 2022, 23:27 Nga F.M
Ambasadori i Britanisë: Kemi 150 mijë shqiptarë, mirëpresim
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith tha se në Mbretërinë e Bashkuar janë rreth 150 mijë shqiptarë dhe shumica jetojnë në mënyrë të ligjshme. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Duke folur për ndryshimet që Britania pritet të implementojë për ligjet ndaj azilkërkuesve, Ambasadori citoi Ministren e Brendshme , që tha se vend i tyre mirëpret shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike.

Pjesë nga intervista:

Blendi:Ju thatë se pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar janë nga veriu.  Cili është numri i shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Keni statistika?

Ambasadori: Në fakt, nuk i kam shifrat e plota sepse sigurisht problemi është se shumë prej tyre janë të paligjshëm. Pra, ne nuk i kemi statistikat e plota, por ka pasur diskutime siç e dini, duke thënë se ndoshta rreth 150,000 dhe shumica sigurisht, jetojnë atje në mënyrë të ligjshme. Gjithashtu dua të citoj kryeministrin tonë pas telefonatës me kryeministrin tuaj në 1 dhjetor ku ai u shpreh se e njeh kontributin pozitiv të Komunitetit Shqiptar në jetën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ministren e Brendshme në Parlamentin britanik më 23 nëntor, e cila u shpreh se ne e vlerësojmë marrëdhënien me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në MB. Dhe ne vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike, kështu u shpreh ajo.

Problemi ynë është me trafikantët dhe mënyrën se si ata po i shfrytëzojnë njerëzit, dhe kjo është një sfidë e përbashkët për ne dhe për vendet e tjera.

Blendi: Është normale dhe e vërtetë, por problemi qendron te Ministrja e Brendshme Braverman, i cili bëri disa deklarata, të cilat nuk u cilesuan si te pershtatshme për shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Sepse nuk mund të identifikohet një komunitet me disa kriminelë apo disa trafikantë. Madje u zhvillua edhe një proteste e madhe dhe shumë popullore në Londër nga komuniteti shqiptar në muajin nëntor.

Ambasadori: Kryeministri ka shprehur keqardhjen që një pjesë e retorikës është shfrytëzuar dhe përdorur për t’i bërë njerëzit të ndihen të padëshiruar apo jo të mirëpritur. Qëndrimi i qeverisë britanike është ai që sapo ju lexova. Kryeministri njeh dhe vlerëson kontributin e vyer të pjesës dërrmuese të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Por edhe ne duhet të jemi të qartë. Disa nga ata që protestojnë, sigurisht po e bëjnë në mënyrë paqësore dhe ne e mirëpresim këtë në çdo kontekst. Kjo është një nga vlerat në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu kemi parë që kriminelë dhe individë të tjerë po kërkojnë ta përdorin këtë si një mënyrë për pastruar imazhin e tyre. Pra, kjo është arsyeja pse ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë së bashku për këto çështje.

alastair king-smith

Sondazh

Poll