Aktualitet

Gazetarja tregon 8 dosjet e “nxehta” të SPAK: Priten arrestime te bujshme për dosjen e sterilizimeve

Ajo tha më tej se bëhet fjalë edhe për zyrtarë, por që për momentin nuk mund të thoshte emra.

15 Dhjetor 2022, 23:50 Nga F.M
Gazetarja tregon 8 dosjet e “nxehta” të SPAK: Priten arrestime
Blendi Fevziu dhe Glidona Daci

TIRANË- Gazetarja Glidona Daci tregoi se cilat janë 8 dosjet që SPAK ka aktualisht nën hetim. Në një prononcim për “Opinion”, Daci tha se SPAK ka në dorë dosjen e inceneratorëve, denoncimet për çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, dosjen e Teatrit, Gerdecit, sterilizimit, check-up, ish-kompleksin Partizani dhe CEZ-DIA. Gaztearja tha se për dosjen e sterilizimit ka dijeni se do të ketë arrestime të bujshme nga ana e Ervin Kondillit. Ajo tha më tej se bëhet fjalë edhe për zyrtarë, por që për momentin nuk mund të thoshte emra.

“Përgjithësisht janë 8 dosje aktualisht të bëra dhe publike tashmë të cilat kanë lidhje me politikën dhe zyrtarë politikë që po hetohen aktualisht nga Prokuroria e Posaçme. Është afera e inceneratorëve ku ne kemi tashmë dhe ish-ministrin e Mjedisit, në burg dhe ish deputetin e PS, Alqi Bllako. Për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ndërkohë për inceneratorin e Tiranës ende nuk ka një rezultat nga ana e prokurori Dritan Prençi, vazhdojnë hetimet për këtë çështje. Kallëzimi për ish-Presidentin Ilir Meta për çështjen e lobingjeve dhe trajtimet shëndetësore së bashku me ish-kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Dosja e Teatrit, dosja “Gërdeci”. Është dosja e shembjes së teatrit ku janë bërë 18 kallëzime nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktualisht po hetohet nga prokurori Edvin Kondili. Dosja “Gërdeci” ku kemi parë të mbërrijë në dyert e Prokurorisë së Posaçme edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ky hetim pikërisht po zhvillohet në lidhje me mos hetimin dhe mos dënimin e tij nga ana e institucioneve në vitin 2009 kur u zhvillua dhe procesi gjyqësor. Afera e sterilizimit, koncesioni sterilizimit, ku është thirrur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Është po ashtu edhe dosja e “check up” që lidhet po ashtu me aferën e Ministrisë së Shëndetësisë. Hetimi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” që dyshohet se është i përfshirë dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha dhe dosja “CEZ-DIA”. Këto janë 8 dosjet që njihen publikisht sepse në bazë të kallëzimeve prokurorët mund të kenë nisur hetimet kryesisht ose në bazë të indicieve që ata mund të kenë marrë për çështje të tjera që merren me korrupsionin, aferat e rrugëve përgjithësisht janë dosje që nga ana e prokurorëve të SPAK-ut po mbahen deri diku diskrete për të mos dhënë informacione. Për dosjen e sterilizmit do të ketë arrestime nga ana e Kondillit, deri në zyrtarë të lartë,”- tha Daci.

glidona daci afera e sterilizimit

Sondazh

Poll