Politike

Berisha: Në Durrës ligjin e bën nëntoka, në Elbasan kryetarin e rrahin në zyrë

Berisha u shpreh se në Durrës mbizotëron mafia, ndërsa në Elbasan ndodh dhuna në zyrën e kryetarit të Bashkisë. 

15 Dhjetor 2022, 13:38 Nga A.B
Berisha: Në Durrës ligjin e bën nëntoka, në Elbasan
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme kryetarët e Bashkive në vend. Teksa ishte në një takim me kandidatët fitues të Primareve në PD, Berisha u shpreh se në Durrës mbizotëron mafia, ndërsa në Elbasan ndodh dhuna në zyrën e kryetarit të Bashkisë. 

'Bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka. Ai që sot është në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin se aty është një figurinë, kurse ligjin e bën nëntoka, nuk po flas për Elbasanin, se atë shkojnë dhe e rrahin në zyrë. Por po ndalem te Tirana se atje janë cilin të qash më parë.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll