Politike

Primaret në PD/ Berisha para kandidatëve fitues: Partia jonë është e hapur, gara nuk ishte e përsosur

Në një takim me 55 kandidatët i caktoi detyrat për ta, që të nisin nga puna për programin dhe përzgjedhjen e anëtarëve për Këshill.

15 Dhjetor 2022, 13:27 Nga A.B
Primaret në PD/ Berisha para kandidatëve fitues: Partia jonë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu ka dhënë porositë e para kandidatëve demokratë të dalë nga procesi i Primareve, që do të garojnë për kryetar bashkie më 14 maj të vitit që vjen. Në një takim me 55 kandidatët i caktoi detyrat për ta, që të nisin nga puna për programin dhe përzgjedhjen e anëtarëve për Këshill.

'Kurrë më parë nuk janë ulur kandidatë për qytetarët të Bashkive të vendit. Një trup që ka marrë vota nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD më shumë se institucionet tjera në tërë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje e rëndësishme, zhvillim i vyer, i çmuar në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë. Ju keni dalë nga një garë, keni konkuruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar civilitet, transparencë dhe me garën që keni bërë keni transformuar ridimensionuar pluralitetin në Shqipëri. Nuk ka parti më të hapur se sa partinë që bazohet në garën, konkurencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. 

Nuk ka parti më të hapur, në mënyrë më demokratike se një parti që fton të votojë dhe simpatizantët e saj. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë, nuk them se ishte e përsosur, këto janë risi të pamohueshme të saj dhe secili prej jush ka kontributin. 

Ju do i shëroni qytetarët tanë. Ju shkoni me vendimin e një programi të një force konservatore, që bazohet te taksat e ulëta. Ju nuk ndani dot buxhetin e shtetit, por do e ktheni në funksion të qytetarëve tuaj. S’do ndodh në që të katërfishohet numri i punonjësve të ujësjellës kanalizimeve, dhe një e treta e tyre të jetë jashtë në emigracion e të vazhdojnë të marrin rrogat sikur punojnë. Qytetarët presin nga ju të bëni gjithçka që dora juaj, taksat e tyre të ndihen në çdo skaj të territorit të bashkisë suaj. Shkoni ça ndodh në filozofinë e rilindjes, urbanistika e saj është krejtësisht në funksion të sistemit diktatorial. Sheshi i madh i përkiste diktatorit. Rilindja urbane është bërë me kosto 4 herë më të lartë se kostoja reale. Ti mund të vish në lagjet e Tiranës dhe gjen rrugë..më shkroi një herë një mbështetës i imi. Më shkruan; Si e latë këtë rrugë në periferi. I thashë; keq e lamë. Brenda qyteteve janë mijëra km rrugë për t’u asfaltuar dhe u sistemuan. Me programin tuaj ju duhet të hartoni pas një pune intensive në çdo skaj, me çdo komunitet të territorit të bashkisë suaj, do vini në epiqendrës të rinjtë, interesat, shkollimin, potencialet dhe shpalosjen e tyre. Shqiptarët presin nga ju dhe PD po ashtu, që t’i shndërroni bashkitë në bashkitë e rinisë. Ju uroj suksese, bashkë me kryetarët e PD në rrethe. Do punoni tani për Këshillat. përpiquni të përfshijnë në Këshillat tanë përfaqësuesit më të shquar, më emër të mirë, më të aftë. Përpiquni që në parlamentin e bashkisë suaj të ndihen të përfaqësuar të gjithë. Ju ftova t’ju uroj për garën dhe ju ftoj që me kaq angazhim të nisni punën për programin për secilën bashki.”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll