Bota

"Nuk do të zmbrapsem përpara seksizmit të paprecedentë", Osmani flet për sulmet ndaj pamjes së saj dhe të qenit femër

Në fjalën e saj Osmani tha se sulme rreth pamjes së saj dhe gjuhën seksiste e dëgjon pothuajse përditë por kjo gjë nuk e zbraps në rrugëtimin dhe karrierën e saj.

15 Dhjetor 2022, 10:49 Nga d.a.
"Nuk do të zmbrapsem përpara seksizmit të
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj vjetor në Kuvend ka folur dhe rreth sulmeve personale që janë bërë në drejtim të saj si dhe përdorimit të gjuhës seksiste.

Në fjalën e saj Osmani tha se sulme rreth pamjes së saj dhe gjuhën seksiste e dëgjon pothuajse përditë por kjo gjë nuk e zmbrapsem në rrugëtimin dhe karrierën e saj.

“Nuk do të zmbrapsem asnjëherë para akuzave sa të turpshme aq edhe qesharake që i dëgjojmë çdo ditë e të cilat dirigjohen nga interesat e klaneve anti-Kosovë. Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitete të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim, sepse të parët janë thelbësisht të parëndësishme e sa i përket vlerësimit për dinjitetin e integritetin, të dashur qytetarë, sytë i mbaj përherë vetëm nga ju. Nuk do të zmbrapsem as përpara seksizmit, seksizmit të paprecedentë e të tendencave për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes, vetëm e vetëm pse në krye të saj është një grua. Në Republikën tonë askush s’e ka të drejtën e assesi nuk do t’ia dalë dhe për këtë iu siguroj për të na heshtur apo frikësuar”, tha Osmani.

Osmani shtoi se çdo vajzë dhe grua në Kosovë është e aftë dhe e zonja për të qenë në çdo detyrë apo funksion sa edhe çdo djalë e burrë.

 

vjosa osmani fjalimi i osmanit

Sondazh

Poll